Qeverisja e Obiliqit është akuzuar nga opozita e kësaj komune se për gjashtë vjet nuk ka arritur t’i sanojë dëmtimet në kulmin e shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Milloshevë. Sa herë që ka reshje, uji depërton brenda objektit. E zyrtarët komunalë thonë se Drejtoria e Arsimit vazhdimisht i ka sanuar dëmet në këtë objekt, edhe pse e pranojnë se uji pikon brenda.
“Objekti është ndërtuar nga MASHT-i në vitin 2009...Këtë kohën e fundit ka pasur probleme, por DKA-ja gjithnjë ka sanuar situatën dhe ka investuar për të riparuar dhe nuk ka pasur pengesa të mëdha”, thuhet në përgjigjet e Zyrës për informim të kësaj komune. Por ata nuk kanë treguar datën se prej kur pikon uji brenda objektit të shkollës, shkran sot Koha Ditore.
“Dëmtimet ekzistojnë si në çdo objekt apo shtëpi, me rëndësi DKA-ja ka qenë e gatshme në sanime me kohë (keni parasysh ka 10 vjet nga koha e punimeve, shto këtu kushtet atmosferike dhe të ngjashmet)”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)