Sheshi i ri “Adem Jashari” në Lipjan i përuruar më 28 nëntor vazhdon të mbetet pa ndriçim publik, derisa ekipet e KEDS-it ende nuk e kanë bërë pranimin teknik të sistemit elektrik dhe të orëmatësit, megjithëse komuna ka adresuar kërkesë zyrtare në këtë institucion, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas zyrtarëve komunalë për pranimin teknik të punimeve në sistemin elektrik në këtë shesh, duhet të angazhohet një ekip i veçantë i KEDS-it nga niveli qendror derisa shpenzimet e energjisë elektrike e kalojnë limitin e kufizuar (mbi 5 amper), mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tashti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët komunalë tashmë kanë nisur disa procedura për dekorimin e sheshit shkaku i festave të fundvitit, mirëpo shkaku i mungesës së energjisë elektrike mund të dështojë ky plan... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.