Zyra e Rregullatorit të Energjisë organizoi sot një tryezë diskutimi për Liberalizimin e Tregut të Energjisë.
Ushtruesi i detyrës së kryesuesit të Bordit në ZRRE, Krenar Bujupi, theksoi se qëllimi i kësaj konference është për liberalizimin e tregut të energjisë ngase Kosova ka aprovuar ligjet përkatëse.
Liberalizim sipas tij, nënkupton rregullimin e çmimeve të energjisë elektrike edhe pse sipas Bujupit nuk do të ketë ndryshime rrënjësore të çmimeve, transmeton kp.
Bujupi tha se çmimet e energjisë aktualisht janë më të lira në Kosovë krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian.
Ai tha se janë licencuar edhe dy operatorë për furnizim me energji elektrike.
Këshilltari për rritje ekonomike në USAID, Theodore Heisler, tha se furnizimi i rregullt me energji elektrike paraqet zhvillim dhe rritje ekonomike për Kosovën.
Liberalizimi i tregut sipas tij, mundëson investimet në infrastrukturën e energjisë.
Gjithashtu Heisler tha se liberalizimi i tregut të energjisë duhet të ndodhë për çmime të arsyeshme për bizneset.
Eksperti për energji elektrike në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, Arben Kllokoqi, tha se liberalizimi I tregut të energjisë për çmimet është I nevojshëm dhe konkurrenca e kësaj lëmie të futet në treg.
Sipas tij, Qeveria dhe Kuvendi duhet të krijojnë kushte për hapësirë më të madhe në tregun e energjisë, andaj, lehtësimi i kushteve ka mjaft rëndës.