Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prebreza: E pakuptimtë bartja e festave nga vikendi, Ligji duhet të ndryshojë

Prebreza: E pakuptimtë bartja e festave nga vikendi, Ligji duhet të ndryshojë

Gazetari i ekonomisë në BIRN, Visar Prebreza, ka thënë se është i domosdoshëm ndryshim i Ligjit për festat zyrtare.

Ai ka thënë se është fatkeqësi që ende po flitet për ndryshimin e këtij Ligji, sepse një diskutim i tillë është që prej shpalljes së Pavarësisë.

Prebreza ka thënë se prej kur është bërë Ligji ka pasur probleme.

“Këto ditë të pushimit kanë ndikim edhe në ekonomi. Të gjitha këto festa kanë rastisur të jenë në vikend e që pastaj zëvendësohen të hënën eventualisht edhe të martën. Nëse shkon në pikën kufitare në Vermicë mund të shihni kolona të qytetarëve që kthehen nga Shqipëria. Këtë para që e fitojnë në Kosovë e shpenzojnë në Shqipëri dhe i bie që është një eksport i parasë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ndryshimi është i domosdoshëm që duhet të bëhet në këtë ligj.

Sipas tij, është e pakuptimtë që të bartet pushimi i vikendeve në ditët e punës, derisa shton se ky nen duhet të ndryshohet.

Prebreza ka thënë se Qeveria dhe Kuvendi i shtynë bizneset që të mos e respektojnë ligjin, pasi këto ditë pushimi nuk jepen edhe nga bizneset private.

“Institucionet i respektojnë ditët e festave dhe nëse i bie pushimi të enjten, ata e lidhin edhe të premten pastaj edhe vikendin. Secili pushim dhe ndërprerje ka ndikim në rrjedhën ekonomike. Bizneset që punojnë me institucionet, nëse biznesi fiton një tender, ai e ka një kontratë me një institucion të caktuar, ai e ka telashe sa i përket liferimit të mallrave”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ka problem në qarkullimin e parasë.

Sipas tij, gjatë ditëve të prillit bizneset preken nga eksodi i njerëzve që shkojnë në vendet fqinje.

Prebeza ka thënë se kjo është arsye shtesë pse sektori privat është shumë më pak tërheqës për punëtorët sesa ai privat.

“Vetëm në prill janë katër ditë të hëne që janë pushim, e që respektohen nga sektori publik dhe jo privat. Kjo e bën shumë më shumë tërheqës sektorin publik”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm