Në Prishtinë, kryesisht qendra e saj, ka prani të shtuar forcash policore të Kosovës.
Koha.net ka siguruar fotografi ku shihen disa grupe të policëve që kanë dalë në terren, kryesisht përreth Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se sot do të procedojë në Kuvend Marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.
Mbledhje e Qeverisë është dashur të fillojë në orën 10:00, por ajo ende nuk ka nisur.
Duket se policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie për çdo rast të mundshëm, meqë çështja e demarkacionit vazhdimisht ka prodhuar dramë midis një pjese të deputetëve, rrjedhimisht edhe të ndjekësve të tyre.
Burime të Koha.net kanë mësuar se anëtarëve të Kryesisë së PDK-së iu është kërkuar të mos largohen nga kryeqyteti, që do të thotë se kreu i saj, që është edhe i Kuvendit, pret “të papritura”.
Në anën tjetër, kryetari i Vetëvendosjes dhe shefi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, kanë paralajmëruar mbledhje urgjente në orën 12:00.
{gallery}