Arbëri

Pozita dhe opozita bashkohen për Ushtrinë

Ushtria i ka bërë bashkë pushtetin dhe opozitën, duke e lënë të pafuqishme Listën Serbe, raporton KTV.

Nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrje të FSK-së, janë përcjellë për në seancë plenare tri projektligje, ai për Ministrinë e Mbrojtjes, projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe ai për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Pavarësisht se emri i forcës do t’i mbetet i njëjtë, misioni i saj do të ndryshojë.

LDK-ja, PDK-ja, Vetëvendosje, PSD-ja, AAK-ja e Nisma si rrallë herë janë bërë bashkë, duke ua dhënë dritën jeshile këtyre projektligjeve, pavarësisht se opozita kishte pritje më të mëdha.

Ushtrinë ndryshe do ta donte edhe deputeti Daut Haradinaj, por tha se edhe ky është një hap tutje.

I vetmi që ka votuar kundër ka qenë deputeti serb Zoran Mojsiloviq.

Liderët e lartë shtetërorë, me t’u kthyer nga Amerika, kanë deklaruar se për bërjen e ushtrisë me ligj e kanë mbështetjen e SHBA-së dhe NATO-s.