Në korridoret e katër reparteve të Spitalit të Ferizajt mund të dëgjoheshin vetëm frymëmarrjet e vështirësuara të pacientëve.
Kjo pasi që oksigjeni ka qenë terapia kryesore për shumicën e pacientëve të infektuar me COVID-19, që po trajtoheshin aty.
Shumë prej tyre tashmë kanë hyrë në javën e tretë të trajtimit dhe nuk po arrijnë që të marrin frymë pa ndihmën e pajisjeve për oksigjen, raporton KOHA.
E në mesin e atyre që po trajtohen me oksigjenoterapi është një pacient i cili nuk kishte besuar në ekzistencën e virusit.
Përveç oksigjenit, pacientët thonë se të gjitha barnat e deri te shiringat duhet t’i sigurojnë vetë.
Reshjet e mëdha të shiut të enjten kanë bërë që njëra prej dhomave në këtë spital, ku po trajtoheshin dy pacientë me osksigjenoterapi, të përfshihej nga uji.
Edhe
98 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi
Mjekët në këtë spital thonë se 41 pacientë momentalisht janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
Ata tashmë janë të shqetësuar me një dukuri tjetër: me numrin e të rinjve të cilët dita-ditës po vijnë në gjendje më të rënduar shëndetësore të infektuar nga ky virus.
Spitali i Ferizajt, i cili pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë është shndërruar në spital për trajtimin e pacientëve me COVID-19, këtë të enjte kishte të shtruar 62 pacientë, 32 prej tyre të konfirmuar me COVID-19.