Përpos veriut, pjesë kjo e vendit rrymën e së cilës e paguan të gjithë qytetarët pa dallim, kosovarët po e paguajnë edhe dëmin nga bllokada e Serbisë për lëshimin e linjës 400 -kilovoltëshe me Shqipërinë, raporton KTV.
Zyrtarë të KOSTT-it thonë se nëse do të ishte në funksion, çmimet e faturave do të ishin më të vogla. Shoqëria civile ka ngritur alarmin ndaj paralajmërimeve për ndryshim të marrëveshjes që, sipas tyre, do të jetë në dëm të Kosovës. Shoqëria civile ka bërë thirrje që një propozim i tillë të mos pranohet assesi, pasi e njëjta është në disfavor të Kosovës.
Andaj, u kanë bërë thirrje institucioneve të vendit që të angazhohen më fuqishëm në zhbllokimin e situatës, nga e cila Kosova po humb shumë. Në Operatorin e Sistemit Transmisionit dhe Tregut- KOSTT, nuk kanë ndonjë informacion për ndonjë propozim të ri, por thonë se ndërhyrjet e Serbisë në rrjetin energjetik të Kosovës janë të vazhdueshme.
-
Serbia vazhdon ta mbajë të bllokuar marrëveshjen me Kosovën për energjinë
-
Kosova e Shqipëria paguajnë “autostradën energjetike” që e mban të bllokuar Serbia
-
Serbët të revoltuar e shqiptarët i duartrokasin pagesës së rrymës në veri
-
Mehmeti: Marrëveshja me Serbinë ia kursen Kosovës mbi 100 milionë euro në gjysmën e dytë të vitit
-
Serbia ndërpret transmetimin e energjisë për Kosovën