Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Porti i Bilbaos në Spanjë nën kontrollin e bandave shqiptare

"Emigrantët ilegalë janë duke përdorur tragete mallrash dhe pasagjerësh nga Bilbao në drejtim të Britanisë së Madhe si nga një ‘derë e pasme” në vend," shkruajnë sot mediat britanike.

Rreth 100 emigrantë, kryesisht shqiptarë kanë ngritur një kamp rrotull portit në qytetin bask, nga i cili ata përpiqen të depërtojnë në tragetet që shkojnë në Portsmouth katër herë në javë dhe në anijet e mallrave që shkojnë në Poole dy herë në javë, sipas The Times, përcjell Syri.net.

Policia ka ndalur së paku 1765 persona që kanë tentuar të udhëtojnë deri në vitin 2017 – 370 prej tyre vetëm në 201, prej të cilëve 800 ishin shqiptarë dhe 170 afganë, 50 irakienë, 35 pakistanezë dhe pjesa e mbetur, marokenë, sirianë, iranianë.

Shqiptarët dominojnë kampin dhe bandat shqiptare të trafikimit të njerëzve thuhet se e kanë kapur rrugë, duke u zhvatur emigrantëve deri në dymijë euro ose 1842 paundë për t’u lehtësuar udhëtimin për në Britani.

Një burim policor tha për The Times se “shumica e shqiptarëve kishin një të kaluar kriminale dhe se ishin të përfshirë në banda.”

Pavarësisht nga përgjimet, një nga emigrantët e intervistuar mburrej në media: Unë do të përpiqem derisa të kaloj. Asgjë nuk do të më ndalojë. Ka para në Britani.”

Njëzetvjeçari Krist Nikaj ishte zbuluar më parë nga shërbimet e trageteve në Poole prej autoriteteve britanike dhe ishte dërguar në Spanjë, por ai thjesht ishte kthyer në kampin e Bilbaos.

Edhe Spanja arreston shtatë shqiptarë të përfshirë në trafikimin e njerëzve drejt Britanisë Kronikë Spanja arreston shtatë shqiptarë të përfshirë në trafikimin e njerëzve drejt Britanisë

Popullariteti në rritje i kësaj rruge është stimuluar nga qëndrimi relativisht i dobët i autoriteteve spanjolle, ndryshe nga sjellja e autoriteteve që kanë të bëjnë me emigrantët në Calais, Francë.

Hyrja në portin e Calais ëhstë krim, por në Bilbao është një kundërvajtje administrative, “njësoj si më shkelje të rregullave të parkimit”, kështu që emigrantët përpiqen të hipin në anije sërish e sërish.

Britany Ferrier që drejton shërbimin e anijeve është e shqetësuar: “ Është fakt që Bilbao është vënë në shënjestër në mënyrë sistematike nga bandat shqiptare më se të organizuara” dhe kërkoi një siguri më të madhe.