Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Politikanët harrojnë 12 Qershorin - Ditën e Çlirimit

12 Qershori i vitit 1999 njihet si data e çlirimit të Kosovës, ose më saktë hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës.

Në Kosovë kjo ditë shënohet tek kalendari i festave memoriale si Dita e Paqes, ndërsa për nderë të kësaj dite sot nuk është mbajtur mësim në shkollat fillore, të mesme dhe ato universitare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, për dallim nga vitet tjera, sivjet nuk ka pasur asnjë organizim as në nivel e as në atë lokal.

KosovaPress gjatë tërë ditës është munduar që të marr një deklaratë nga zyrtarë të komunës së Prishtinës dhe të Qeverisë në largim, por asnjëri nga këta nuk janë përgjigjur në telefonatat. E Ditën e Çlirimit nuk e kanë uruar as krerët e lartë të shtetit. As presidenti Hashim Thaçi, kryeministri në largim Isa Mustafa, as ish- kryeparlamentari Kadri Veseli, as kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, as ata nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma.

Kryeministri në largim, Isa Mustafa postimin e fundit në Facebook e ka bërë para 9 orësh, ku ka komentuar për zgjedhjet, ndërsa njëjtë ka vepruar edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Postimin e fundit në Facebook, Veseli e ka para 14 orësh pas përmbylljes së festës në sheshin “Skënderbeu” ku para një numri të vogël të qytetarëve ka dal së bashku me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit postimin e fundit në Facebook e ka bërë mbrëmë rreth orës 21:00 në lidhje me zgjedhjet.

Ndërsa presidenti Thaçi postimin e fundit në Facebook e ka bërë dje pas votimit së bashku me gruan dhe djalin e tij.

E zyrtarët e VV-së, të ekzaltuar nga rezultati pozitiv në zgjedhje, në rrjetet e tyre sociale kanë postuar vetëm shkrime në lidhje me zgjedhjet.

Edhe Behgjet Pacolli sot është marrë vetëm me zgjedhjet, por jo edhe me Ditën e Çlirimit.

Të gjithë këta zyrtarë, duke mos përjashtuar as kandidatët për deputetë, nuk kanë vepruar njëjtë edhe në kohë fushate.

Ata madje më shumë se kurdoherë kanë shkruar urime për fillimin e Muajit të Ramazanit gjë që se kanë bërë viteve të kaluara.