Me një urdhër operativ Policia e Kosovës ua ka ndërprerë shkuarjen në pushime pjesëtarëve të uniformuar të saj.
Kallxo.com ka siguruar përmbajtjen e një letre të cilën drejtori i Operativës Rashit Qalaj, e ka dërguar tek vartësit e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për shkak të angazhimeve operacionale ndërpritet miratimi i pushimeve për stafin e uniformuar deri në një vendim tjetër”, thuhet në emalin e dërguar nga drejtori i Operativës Rashit Qalaj.
Kallxo.com ka kërkuar sqarime nga Zyra e Mediave të Policisë për arsyet e këtij vendimi, por përgjigja nuk ka qenë shumë konkrete.
“Policia e Kosovës sipas planifikimeve të saj operacionale ndërmerr edhe veprime të planifikimit të burive të saj njerëzore për realizimin e detyrave zyrtarë në mënyrë më efikase”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
E njëjta nuk sqaron arsyet pse e shtynë Policinë të ndërmarrë këtë veprim.