Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia tregon se cilat rrugë do të bllokohen për shugurimin e katedrales “Nëna Terezë”

Policia e Kosovës njofton se për shkak ceremonisë së Shugurimit të Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë, që do të bëhet sot, Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të ofruar siguri dhe mbarëvajtje të ceremonisë.

Si rrjedhojë ka përcaktuar kështu lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara të rrugëve që lidhen me zonën ku do të mbahet manifestimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bllokimi i komunikacionit do të bëhet në rrugët “Gjorgj Bush” në Prishtinë, e cila do të jetë e bllokuar nga ora 10:00, gjithashtu rruga “Bill Klinton” do të bllokohet prej orës 10:30.

“Varësisht nga rrethanat që do të paraqiten si rezultat i fluksit të automjeteve dhe numrit të pjesëmarrësve në këtë ceremoni, policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme shtesë duke përfshirë këtu edhe ridrejtime apo kufizime të tjera të rrugëve për të krijuar kushte optimale për rrjedhë normale të këtij manifestimi”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

Andaj, për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten me këtë rast në qarkullimin rrugor, Policia kërkon ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.