Zëvendës drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Damjan Joviqit, dot nuk i është lejuar hyrja në territorin e Kosovës.
Joviqi, që shef ka Marko Gjuriqin, me këtë rast ka deklaruar se “represioni dhe dhuna politike ndaj popullit serb dhe ndaj Listës Serbe vazhdon” dhe ato shtohen në intensitet me afrimin e zgjedhjeve në Kosovë.
Në një deklaratë për televizionin serb në Kosovë, “Most”, Joviqi ka thënë se sot është dashur të vizitojë fshatrat Bajë e Suhogërllë të Komunës së Skënderajt, sikurse edhe Prelluzhën në Vushtrri, në mënyrë që të ftonte banorët të votojnë për Listën Serbe më 6 tetor.
“Prishtina duhet të kuptojë se populli serb nuk voton për Listën Serbe për shkakun tonë të të ndaluarve, por populli serb e mbështetë Listën Serbe sepse e do Serbinë dhe këtë askush kurrë s’do ta ndryshojë”, ka thënë Joviqi, transmeton Koha.net.
Edhe zëvendësdrejtorin tjetër të kësaj zyre, Dushan Kozarev, sipas mediave serbe, dje Policia në rrugën nga Ranillugu drejt Novobërdës e ka ndalur dhe e ka detyruar atë të lëshojë Kosovën.
-
Policia s’e lejon të hyjë në Kosovë ndihmësen e Gjuriqit, ky këtë veprim e quan “egërsi raciste”
-
Dushan Kozarevit s'i lejohet hyrja në Kosovë, nuk njoftoi për vizitën
-
Nuk iu lejua hyrja në Kosovë, thirri votuesit “Të demonstrojmë forcën dhe inatin serb”
-
Gjuriq reagon pas moscertifikimit të Listës Serbe
-
Serbët kërcënojnë me largim nga institucionet e Kosovës