Gjilan, 20 shtator- Dy muaj më parë një 23-vjeçar që mblidhte mbetje metali ka vdekur, teksa është goditur paqëllimshëm nga një ekskavator. Ai kishte hyrë ilegalisht në deponinë e Gjilanit, menaxhmenti i së cilës ka kërkuar që policia të kujdeset për hapësirën e saj.
E fundit ka rekomanduar që deponia të sigurohet me rojë private. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjilan, deklaron se menaxhmenti i deponisë rajonale të mbeturinave në Gjilan duhet të zgjidhë problemin duke angazhuar sigurimin e tyre privat dhe të shtojë masat e tjera. Ai thotë se policia do të intervenojë vetëm kur ka raportime për hyrje të dhunshme brenda deponisë.
“Kjo është punë e kompanisë që ata duhet ta sigurojnë me tela me sigurim fizik dhe nuk është detyrë e policisë që të ruajë objektet qofshin publiko-private, ngase shumica e kompanive kanë sigurimin fizik. Policia e Kosovës ka biseduar me familjet që t’i shmangin fëmijët nga deponia dhe kemi qenë dhe kemi identifikuar të gjithë. Megjithatë, prapë aty shihen njerëz. Sa i përket futjes brenda të njerëzve nuk është punë e policisë, është punë e kompanisë dhe ata duhet me gjet mënyrën sesi të sigurojnë objektin e vet”, ka thënë ai.
Ndërsa Abdullah Haxhiu, kryeshef i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive, deklaron se nuk e kanë ndërmend të angazhojnë sigurimin privat për ruajtjen e deponisë shkaku i kostos, por edhe obligimit që kanë organet e shtetit që të sigurojnë një ambient për zhvillimin e lirshëm të punës. Policia merret me këto gjëra në Prizren, Ferizaj dhe në Podujevë dhe nuk e kemi këtë problem siç e kemi me Gjilanin, ka thënë ai (më gjerësisht, mund të lexoni sot në “Kohën Ditore”).
-
Vdiq një person në Gjilan, iu keqësua gjendja derisa ishte duke prerë një kafshë
-
Deponia e Velekincës në hall, qytetarë të paautorizuar duke rrezikuar vetën marrin mbeturinat
-
IAP: Komuna e Gjilanit dhe Ministria dështuan në zbatimin e ligjit për deponitë
-
Avokati i Popullit del me rekomandime për deponinë e mbeturinave në Velekincë të Gjilanit
-
Gjilani nis aksionin për largimin e deponive ilegale