Policia e Kosovës ka thënë se pala serbe po punon ngadalë dhe me kapacitete të vogla në pikën kufitar në Merdar, ku pritjet kanë shkuar deri në shtatë orë. Policia ka inkurajuar qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikë kalimet e tjera kufitare.
Në një njoftim në Facebook, Policia ka thënë se ka marrë masat e nevojshme duke angazhuar personel të mjaftueshëm, “me qëllim të përshpejtimit dhe lehtësimit të qarkullimit kufitar”,
“Edhe përkundër angazhimit të personelit të mjaftueshëm dhe punës me disa korsi në dalje të RKS-së, pritjet janë me kohëzgjatje të madhe deri apo edhe mbi 7 orë, për shkak të procedurave, kapaciteteve të vogla dhe punës së ngadalësuar të pales serbe”, thuhet në reagim.
Policia ka thënë se këtë shqetësim e ka adresuar edhe në mekanizmat ndërkombëtarë.
“Kemi kërkuar që të rriten kapacitetet dhe përshpejtohet puna nga pala serbe, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe tu mundësohet qytetarëve tanë kalimi më i shpejt kufitar”, vijon reagimi i tyre.
Edhe
Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar, Policia hedh fajin te pala serbe
Për t’iu shmangur pritjeve të gjata, Policia ka udhëzuar qytetarët që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare.