Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia pengon KTV-në të intervistojë mërgimtarët në Merdar

Një zyrtar policor ka penguar ekipin e Kohavisionit që të intervistojë mërgimtarët teksa po lëshojnë Kosovën nga pika kufitare në Merdar.

Gjatë intervistimit të tyre të mërkurën në mëngjes, zyrtari policor ka ndërhyrë në transmetim të drejtpërdrejtë duke pyetur se a është marrë leje për të kryer xhirime “në zonën e perimetrit të sigurisë nga zyra për informim e Policisë së Kosovës”.

KOHA ka bërë kërkesë, por s’i është aprovuar që të bisedojë me Policinë. Prandaj intervistimet janë kryer vetëm me qytetarët.

KTV-ja qe disa javë vazhdimisht ka kryer intervistime me mërgimtarët që kanë pritur në radhë të gjata në kufi. Është hera e parë që pengohet.