Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia nuk jep detaje si iku në Siri i dyshuari për vepër penale

Familja e Betim Ibrahimit, i vrarë në Siri, nuk ka pranuar të flasë për të birin, i cili kishte ikur nga arresti shtëpiak, raprton KTV.

30-vjeçari Betim Ibrahimi ishte i akuzuar për përfshirjen e tij në atë që prokuroria e cilësoi si tentim për të helmuar ujin e Badovcit.

Ai dyshohej për veprën penale “Organizimi dhe Pjesëmarrja në Grupe Terroriste” dhe “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë se Republikës së Kosovës”.

Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte caktuar atij masën e arrestit, pavarësisht që kishte pranuar se kishte qenë disa herë në Siri.

As Policia nuk ka dhënë detaje se si një person nën masa të tilla ia ka dalë të ikë për Siri.

Edhe Vritet edhe një qytetar i Kosovës në Siri – i akuzuar në rastin e “Badovcit” Kronikë Vritet edhe një qytetar i Kosovës në Siri – i akuzuar në rastin e “Badovcit”

Ndryshe, KTV-ja ka marrë vesh se bashkë me Betim Ibrahimin, në Siri kishte shkuar edhe bashkëshortja e tij.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, pas disa vjet luftimesh mes shteteve perëndimore dhe ISIS-it, kjo organizatë terroriste ka humbur pothuajse tërësisht territoret që i kontrollonte në Siri dhe Irak.