Prokuroria ka nisur hetimet për incidentin e javës së shkuar në Kuvendin e Kosovës.
Institucionet e drejtësisë kanë konfirmuar se po merren me përplasjen ndërmjet nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashi, raporton KTV.
“Ne kemi qenë gjatë ditës së hënë në Kuvend, por as Arben Gashi e as Xhavit Haliti nuk kanë qenë prezent dhe Policia ka tentuar sërish t’i takojë të njëjtit gjatë ditës së martë” ka thënë Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës Imer Beka.
Ai ka thënë se ky rast është në fazën e parë të hetimeve, duke mos sqaruar se në çfarë cilësie kanë tentuar t’i intervistojnë të përfshirët.
KTV-ja ka provuar të flasë edhe me dy personat e përfshirë në incident, por ata nuk janë lajmëruar në thirrjet e televizionit.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, dhe nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, pas një përplasjeje fillimisht verbale, gati sa nuk u përfshinë në një konflikt fizik të premten derisa votohej për dy gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Edhe
Policia nuk i gjeti në Kuvend deputetët Haliti e Gashi
Ndërkaq, të mërkurën ka qenë e planifikuar seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, por ajo është shtyrë pa dhënë ndonjë arsyetim për këtë.
-
Prokuroria nis hetimet në rastin e përplasjes mes deputetëve Haliti – Gashi
-
Gjykimi për përplasjen e deputetëve përcillet me qortimin e gjykatësit
-
Aktakuzë ndaj Halitit e Dreshajt, akuzohen se e sulmuan e e kanosën deputetin Arben Gashi
-
Kryeprokurori Beka: Xhavit Haliti dyshohet për sulm e Gani Dreshaj për kanosje ndaj Arben Gashit