Ka nisur aksioni i Policisë së Kosovës në Prishtinë për gjobitjen dhe konfiskimin e veturave të cilat janë të parkuara keq në rrugët e kryeqytetit.
Këtë e ka konfirmuar për Koha.net edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se prioritet do të jetë qendra, ndërkaq aksion do të ketë edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.
“Aksioni ka filluar në kryeqytet, kryesisht në Qendrën e kryeqytetit. Është fillimi dhe deri më datën 24 qershor do të jetë Qendra e qytetit, lagjja ‘Dardania’ dhe një pjesë e lagjes ‘Kodra e Trimave’(ish-Vranjevcit). Çdo fund të ditës do të marrim raport për gjobat e shqiptuara”, ka shtuar ai.
Ndërkaq lexues të Koha.net kanë dërguar fotografi, ku shihen vetura të parkuara në trotuar në lagjen Dardania.

-
Policia në aksion për largimin e veturave nga trotuaret, por zgjidhje për parkingje në Prishtinë nuk ka
-
Policia vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave nga veturat në Prishtinë
-
Nga 10 qershori në Prishtinë gjobitet secili që parkon në trotuar
-
Nis shqiptimi i gjobave përmes monitorimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë
-
Aksion në disa lokale në kryeqytet, sekuestrohen pajisje dhe shqiptohen gjoba