Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga e hëna e kësaj jave kur ka nisur që të shqiptojë gjoba për qytetarët që me vetura po hyjnë në rrugën “Xhorxh Bush”, ka shqiptuar rreth 500 gjoba.
“Njësiti i Trafikut për kryeqytet në rrugën “Xhorxh Bush” për arsye të mos respektimit të shenjave të trafikut që nga data 16 janar ka filluar të shqiptoj fletëparaqitje. Numri i gjobave është rreth 100 brenda ditës”, thuhet në përgjigjet e Policisë për KOHËN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tyre zyrtarët policorë varësisht prej detyrave tjera operacionale në rrugën “Xhorxh Bush” do të operojnë deri sa të vlerësohet se është arritur qëllimi.
“Varësisht prej kundërvajtjes: Për mos respektim te shenjës se trafikut , gjoba sipas ligjit është e paraparë 40 euro. Por ne raste nëse behet tejkalimi ne vijën e plot atëherë gjoba është 150 euro dhe shoferit i konfiskohet përkohësisht patentë shoferi 3 muaj”, thuhet në përgjigjet e Policisë.
Sipas vendimit të fundit të Komunës së Prishtinës, në rrugën “Xhorxh” bush lejohet vetëm qarkullimi i autobusëve të linjave 1, 3 dhe 4, taksive si dhe automjeteve të shërbimeve emergjente.