Komandanti i Stacionit policor të Pejës, Ndue Nikolla, ka njoftuar në takimin e rregullt të Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi në Pejë, të hënën, se gjendja e sigurisë në këtë komunë vazhdon të jetë e qetë dhe stabile.
Ndërsa për rastet e raportuara gjatë këtij viti deri në fund të muajit të kaluar, në përgjithësi, numri total i rasteve të raportuara përafërsisht është i njëjtë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. “Deri tashti kemi një rënie të lehtë të rasteve të raportuara për rreth 2 për qind më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
“Zbulueshmëria e rasteve deri në momentin e raportimit është rreth 60 për qind e rasteve të zbuluara nga totali i rasteve të raportuara.
Liria e lëvizjes është e qetë për të gjitha komunitetet. Periudha nëpër të cilën po kalojmë jemi në prag të festave të fundvitit, prandaj i kemi shtuar masat e sigurisë”, ka theksuar majori Nikolla /I.O.
-
Në komunë të Pejës shtohen rastet e raportuara të dhunës në familje
-
Në Pejë, dyfishohen rastet e dhunës në familje
-
Shtohen rastet e raportimit të dhunës ndaj grave në Pejë
-
Pejanët më tepër i besojnë Policisë, sesa prokurorisë e gjykatës
-
Rritet besueshmëria e qytetarëve të Pejës në policinë dhe punën e saj