Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, ka njoftuar se me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.
Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, zyrtarët policorë po veprojnë gjithnjë në përputhje me autorizimet, duke realizuar kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër-urban.
Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Mitrovicës së Jugut nga zyrtarët policorë, janë shqiptuar 408 gjoba ndaj personave fizik si dhe nëntë gjoba operatorëve ekonomikë.
Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë Covid-19 .
-
Mbi 500 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Mbi 300 mijë gjoba të shqiptuara nga Policia për shkelje të masave anti-COVID
-
Shqiptohen 312 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Policia shqipton 418 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19
-
Rreth 2 mijë gjoba brenda një dite për mosrespektim të masave kundër COVID-19