“Beteja” mes Xhavit Halitit e Arben Gashit duket se nuk do të përfundojë me përplasjen verbale dhe fizike, që ndodhi javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës. Ata ka gjasa të përballen edhe para gjykatës, shkruan sot Koha Ditore.
Policia e Kosovës, së bashku edhe me Prokurorinë Themelore të Prishtinës tashmë kanë nisur fazën parahetimore. Siç ka mësuar “Koha Ditore”, deputetët po dyshohen për veprën penale të sulmit.
Këtë të mërkurë policia ka kërkuar autorizim nga Prokuroria, përmes të cilit do të mundë të intervistonin të dyshuarit. Intervistimi pritet të ndodhë të enjten (sot).
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Policia nuk i gjeti në Kuvend deputetët Haliti e Gashi
-
Policia nuk i gjeti në Kuvend deputetët Haliti e Gashi
-
Prokuroria nis hetimet në rastin e përplasjes mes deputetëve Haliti – Gashi
-
Haliti: Rasti ndaj meje kishte për qëllim eliminimin tim nga gara për deputet
-
Gjykimi për përplasjen e deputetëve përcillet me qortimin e gjykatësit