Bekim Hallaqi këtë të hënë u ndalua nga Policia e Kosovës në një nga pikat më të frekuentuar në kryeqytet.
Por, ndaj Hallaqit zyrtarët policorë nuk shqiptuan ndonjë gjobë, por iu dha një mesazh për sigurinë e vajzës së tij në trafik, Unës, raporton KTV.
Derisa Una pranoi dhuratë nga Policia e Kosovës, tha se është e njoftuar për rregullat në trafik.
Kjo njësi e Policisë ndaloi edhe shumë vetura të tjera ku pasagjerë ishin edhe fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët pranuan dhurata për festat e fundvitit.
Por, dhuratat ishin simbolikë në kuadër të projektit të Policisë së Kosovës për ngritjen e vetëdijesimit te ngasësit për sigurinë e fëmijëve në automjete.
Policia e Kosovës, përveç ofrimit të sigurisë, në prag të festave të fundvitit ka planifikuar edhe një varg aktivitetesh tjera.
-
Policia me njoftim për vizitën e presidentit të Shqipërisë
-
Në vend të gjobave, Policia bën dhurata për fëmijë pasagjerë e vetëdijesim për prindërit shoferë
-
Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
-
Qarkullimi i mesazheve mashtruese për gjoba trafiku, Policia e Kosovës del me njoftim
-
Policia me mesazh për fundvit: Festoni me zemër, kujdes dhe përgjegjësi