Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Policia ka aktivizuar të gjithë mekanizmat për kapjen e vrasësve”

Me t’u njoftuar me aktin kriminal që ndodhi sot në veri të Kosovës, si rezultat i të cilit u vra Oliver Ivanoviq, kam vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat e shtetit që akterët e këtij krimi të kapen sa më pare, ka shkruar në Facebook ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, transmeton Koha.net.

Sipas këtij shkrimi, në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, e cila që nga momenti i parë është në vendin e ngjarjes dhe së bashku me mekanizmat tjerë relevantë të sigurisë dhe në koordinim me organet e ndjekjes jemi duke e trajtuar në mënyrë më serioze aktin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Institucionet e vendit duke filluar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Kryeministria, Policia e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, jemi të përkushtuar që këtij akti kriminal t’i japim sa më shpejtë një epilog. Gjithashtu jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe institucionet tjera ndërkombëtare në Kosovë.

Institucionet e Kosovës posedojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të hetuar këtë rast, si dhe për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, përfundon shkrimi.