Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia ishte kundër e Presidenca dhe AAK-ja e shohin me dyshim heqjen e rrethojave të Qeverisë

Qasje në oborrin e Qeverisë e të Kuvendit, nga dita e enjte mund të kenë edhe qytetarët.

Rrethojat që ndanin sheshin e kryeqytetit me oborret e institucioneve janë larguar nga ekzekutivi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, marrja e një vendimi të tillë nuk ka qenë i rekomandueshëm nga Policia e Kosovës.

Sipas Njësisë për Vlerësimin e Kërcënimit dhe Rrezikut, hapja e hapësirave të institucioneve ndikon në uljen e sigurisë së tyre, raporton KOHA.

E një gjë të tillë, ndryshe e sheh kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Sipas tij, oborri i Qeverisë dhe sheshi nuk duhet të kenë pengesa në mes.

Vendimi i Qeverisë ka nxitur reagime të shumta. Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, thotë se heqja e rrethojave është bërë për një qëllim tjetër.

“Kurti në shenjë pakënaqësie ndaj politikës amerikane, me heqjen e rrethojave të Qeverisë e paska kënaqur egon e tij dhe ua paska hapur shtegun militantëve të tij. Egon e tij duke i hequr shumicën e flamujve amerikanë nga rrethojat. Kurse, hapjen e shtegut për militantët e tij, për t’iu krijuar qasje që ta djegin Qeverinë e udhëhequr nga një kryeministër i ri”, ka shkruar këshilltari i Thaçit në Facebook.

Hapjen e hapësirave të Qeverisë e ka cilësuar të panevojshme edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

“Policia e Kosovës duhet të sqarojë se a është pyetur për heqjen e rrethojave të objektit të Qeverisë. A i ndryshon ky vendim rregullat e angazhimit për sigurimin e objektit? A duhet të angazhohen më shumë policë për sigurim? A ka ndryshim të protokolleve? Vendim populist totalisht i panevojshëm dhe që i komplikon më tej sfidat e sigurisë”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Heqjen e rrethojave, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka komentuar në konferencën e përbashkët me këshilltarin e tij, Nenad Rashiq. Aty bëri të ditur se ka pranuar dorëheqjen e Rashiqit pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e njohur si “falja e hidrocentraleve”.