Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë identifikuar një person të dyshimtë lidhur me rastin e vrasjes së dy arinjve të vegjël në një vend gjuetie në Bukosh të Suharekës, dhe gjatë bastisjes së shtëpisë së tij kanë gjetur 3 armë zjarri të llojeve të ndryshme bashkë me municion, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas zyrtarëve të Policisë rajonale në Prizren, i dyshuari ditë më parë është shoqëruar në Stacionin Policor dhe është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që do të bëhet ekzaminimi ballistik i armëve të gjetura... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm