Në takimin e radhës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të mbajtur të premten, komandanti i Stacionit policor në Pejë, majori Ndue Nikolla, e ka përsëritur kërkesën e njëjtë që e ka paraqitur edhe në takimin e kaluar të këtij këshilli, që organet komunale në aksionet e tyre në terren ta thërrasin më rrallë policinë për asistime, pasi sipas tij, Komuna ka mundësi t’i kryejë punët e saj me metoda dytësore.
“Komuna edhe duhet t’i kryejë punët më mirë, që të mos dëmtohen operacionet policore, sepse m’u për shkak të nevojave operacionale të policisë duket ta rishqyrtojmë dhe ta reduktojmë numrin e asistimeve. Këtë reduktim të asistimeve nuk duam ta bëjmë më dëshirën tonë, por për shkak të nevojave operacionale, sepse numri i madh i asistimeve neve po na dëmton në planifikimet operacioanle.
Këtë e kam kërkuar edhe takimin e kaluar të KKSB-së, e po kërkojë edhe tash”, iu ka drejtuar Nikolla kryesuesit të takimit, Engelbert Zefaj, drejtor komunal dhe zëdhënësi i Komunës. Kjo kërkesë doli në fund të takimit edhe si konkluzion.\I.O.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Qytetarët në Pejë kërkojnë raportim prej Policisë pas denoncimit të rasteve
-
Për një muaj, 7 kërkesa për legalizim të armëve në Pejë
-
Policia në Pejë zbulon 60 për qind të rasteve të raportuara
-
Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq, Policia u kërkon kompanive të rrisin masat e sigurisë
-
Një nënkolonel e një kapiten policor dyshohen për keqpërdorim të pozitës, rekomandohet suspendim