Forcat policore të Maqedonisë kanë mbërritur në Kuvendin e Maqedonisë, por deri tani nuk është parë ndonjë ndërhyrje për të larguar nga salla protestuesit që tashmë kanë hyrë në sallë.
Siç raporton Alsat, protestuesit, përkrahës të VMRO-DPMNE-së së Nikola Gruevskit janë futur brenda Kuvendit derisa kanë sulmuar deputetët e shumicës së re si dhe gazetarët.
I gjakosur është parë kreu i shumicës së re parlamentare, Zoran Zaev.
Numri i protestuesve po rritet, derisa po u bëhet thirrje shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve.
Artikuj të ngjashëm
-
S’ka ende aktakuza ndaj deputetëve për incidentin në Kuvendin e Maqedonisë
-
Zaev nuk tërhiqet: Do të krijohet qeveria e re
-
Protestuesit, pasi futen në Kuvend, përshëndeten ngrohtësisht me deputetët e Gruevskit
-
Krejt çka ndodhi mbrëmë brenda dhe jashtë Kuvendit të Maqedonisë
-
Zaev refuzon ftesën e Ivanovit për takim