Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia: Gjendje e qetë dhe stabile para zgjedhjeve serbe në Kosovë

Policia e Kosovës deklaron se situata e sigurisë, pas paralajmërimit të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale serbe edhe në Kosovë, është e qetë dhe se nuk ka ndonjë indikacion se mund të ketë ndonjë përkeqësim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja është e qetë dhe stabile.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Policia e Kosovës ka kapacitet dhe numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë për të garantuar një siguri të përgjithshme, për të garantuar një lëvizje të lirë dhe për të zbatuar ligjin në përgjithësi”, tha Hoxha.

Hoxha shtoi se edhe me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, Policia, si institucion zbatues i ligjit, vepron në funksion të mbajtjes së rendit, sigurisë dhe qetësisë publike.

“Bazuar në vendime të autoriteteve qeveritare të Republikës së Kosovës dhe parashtrimit të kërkesave për asistencë që mund të vijnë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian që ndërlidhen me procesin apo aktivitetet e tyre në grumbullimin e fletëvotimeve, Policia si institucion zbatues i ligjit, vepron në funksion të mbajtjes së rendit, sigurisë dhe qetësisë publike, si dhe ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore ndaj çdo veprimi destruktiv apo që bie ndesh me ligjet e Republikës së Kosovës”, shtoi Hoxha.

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës ka nxitur një valë reagimesh të qytetarëve shqiptarë. Në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit, të mërkurën ata bllokuan një autobus të qytetarëve serbë të fshatit që provoi të lëvizte drejt veriut të Kosovës për të marrë pjesë në fushatën zgjedhore.

Gjithashtu, dy magjistralet Prishtinë - Gjilan dhe Prishtinë - Mitrovicë u bllokuan nga qytetarët shqiptarë që provuan të pengonin hyrjen e paralajmëruar të kryeministrit aktual të Serbisë Aelksandër Vuçiq, njëri nga kandidatët presidencial në Serbi.

Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Vuçiq, anuloi të martën vizitën e tij në Kosovë, vetëm pak orë pasi Qeveria në Prishtinë i dha dritën jeshile për vizitë disaorëshe.