Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia flet për gjendjen në Kosovë pas referendumit të Serbisë

Policia e Kosovës thotë se përjashtuar disa tubime të mbajtura në lokacione të ndryshme të Kosovës, situata gjatë referendumit serb vlerësohet se ka kaluar e qetë dhe pa incidente.

Në një komunikatë drejtuar mediave, Policia shkruan se për referendimin është hartuar urdhri operativ ku janë paraparë masat dhe veprimet, në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues.

“Po ashtu janë paraparë të gjitha planifikimet dhe veprimet operacionale për menaxhim të sigurisë dhe reagim profesional në rast të cenimi të sigurisë qytetare apo rendit kushtetues në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

“Situata vlerësohet se ka kaluar e qetë dhe pa incidente, përjashtuar mbajtja e disa tubimeve dhe marshimeve në lokacione/qytete të ndryshme, në cilësi të shprehjes së pakënaqësisë ndaj moslejimit të mbajtjes së referendumit në Kosovë. Policia e Kosovës është e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese si dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend.”