Që nga paslufta, kjo pjesë e rrugës prej 800 metrash, ka mbetur e paasfaltuar.
Pos banorëve të fshatit Kçiq i Vogël, këtë rrugë e shfrytëzojnë edhe Policia, FSK-ja dhe KFOR-i, për të shkuar në poligon, e të cilët me mjetet e tyre, e kanë dëmtuar atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAndaj, banorë të këtij fshati e kanë bllokuar rrugën mëngjesin e së enjtes, në shenjë proteste për mosasfaltimin e saj, raporton KTV.
Megjithatë, drejtori i Shërbimeve Publike ka dalë në vendngjarje dhe u ka premtuar këtyre banorëve që brenda dy muajve kjo rrugë do të asfaltohet.
Muja ka thënë se plani ka qenë që të asfaltohet komplet rruga deri te poligoni, mirëpo nuk kanë marrë përkrahje nga Ministria e Punëve të Brendshme.