Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia ekzaminon zyrën e të dyshuarit për keqpërdorim seksual

Prokuroria Themelore e Ferizajt të premten e ka obliguar Njësinë e Forenzikes në Policinë e Kosovës për ekzaminimin e zyrës së zyrtarit komunal të komuniteteve (R.B), i dyshuar për keqpërdorim seksual me një të mitur (E.B 15 vjeçe).

Mirëpo, ky ekip ekspertësh nuk ka gjetur ndonjë gjurmë lidhur me dyshimet e ngritura, për të cilat Ekzekutivi i Komunës e ka suspenduar nga puna atë. Pavarësisht kësaj i dyshuari (R.B) është i akuzuar edhe për një vepër tjetër të ngacmimit seksual me persona të mitur 16-vjeçar, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë se në këtë rast nuk ekziston as dyshimi më i vogël në këtë ngjarje derisa nuk ka prova për vepër penale, andaj së shpejti edhe ekipi i Forenzikës do t’ia sjellë prokurorisë një raport të veçantë lidhur me aksionin e së premtes...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.