Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia e Shqipërisë e cilëson të shkëlqyer bashkëpunimin me atë të Kosovës

Policia e Shtetit shqiptar, bashkëpunimin me Policisë Rrugore shqiptare dhe asaj të Kosovë e ka quajtur të shkëlqyer.

Bashkëveprimi dhe ndërveprimi policor mes dy strukturave policore, sipas Policisë së Shtetit, ka sjellë një përqasje më pozitive dhe më miqësore ndaj drejtuesve të mjeteve, sidomos me bashkëkombësit tanë të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky bashkëpunim ka sjellë më shumë prezencë policore në rrugët tona, ka prodhuar më shumë siguri dhe ndjenjë përgjegjësie tek drejtuesit e mjeteve”, thotë Policia e Shtetit, raporton Koha.net.

Ndërkaq, Policia Rrugore Shqiptare dhe ajo Kosovare, këshillojnë që gjatë drejtimit të mjetit të keni parasysh:

- Të vendosni rripin e sigurimit për automjetet.

- Të vendosni kaskat mbrojtëse në motomjetet.

Respektoni kufijtë e lejuar të shpejtësisë:

- Mos nxitoni, respektoni jetën, mos harroni që Dikush Ju Do.

- Mos parakalo në mënyre të gabuar, mos bëj dhe ti gabimin që bën një drejtues mjeti para teje.

- Policia Rrugore ndalon përdorimin e mjetit nëse keni konsumuar alkool.

Drejtues mjetesh,:

Mos përdorni alkool, mendoni për veten dhe për të tjerët, alkooli vret!