Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia mohon se në kullën e vrojtimit në Koshare valon flamuri serb

Reagime të shumta ka ngjallur një fotografi e postuar në Instagram ku shihet një flamur serb i vendosur në Kullën e Vrojtimit në Koshare. Kjo është bërë pak ditë pas shënimit të 22-vjetorit të betejës së Kosharës. Por vendosjen e flamurit e ka demantuar Policia e Kosovës.

Fotografia me flamurin e vendosur në këtë kullë është postuar në një profil në Instagram, derisa lajmin e ka publikuar edhe mediumi serb Blic.

“Flamuri i vërtetë në kullën e vrojtimit”, shkruhet poshtë fotografisë së postuar.

Ndërkaq Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës këtë akt e kanë quajtur provokim për të gjithë shqiptarët.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria reagim sa më të shpejtë.

“Për luftëtarët e UÇK-së dhe familjet e të rënëve për liri, kjo është një fyerje e rëndë nga Serbia në prag 22-vjetorit të Çlirimit, me faktin se një gjë e tillë ndodh shumë afër varrezave, ku pushojnë Heronjët e Brigadës 138 Agim Ramadani. Qeveria e vendit, organet e sigurisë, të marrin masa që të ndalen përgjithmonë këto dukuri të shëmtuara dhe që fajtorët të dënohen. Në të kundërtën çfarë na mbetet ne? Të heqim dorë edhe nga kjo shtetësi që e kemi, pasi që as në shtetin që e ndërtuam vet, nuk ndjehemi më të sigurt”, thuhet në njoftim.

Por lajmin për vendosjen e flamurit serb e kanë demantuar Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Kohën se ekipet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes porse flamur nuk ka pasur në Kullën e Vrojtimit.

Edhe Prifti serb heq flamurin shqiptar nga kulla e vrojtimit Arbëri Prifti serb heq flamurin shqiptar nga kulla e vrojtimit

“Lidhur me disa shkrime në median serbe ‘blic’ por edhe në rrjete të ndryshme sociale, se gjoja një flamur i Serbisë është vendosur në kullën e vrojtimit në Koshare, ju konfirmojmë se Policia e Kosovës demanton shkrime të tilla që kanë për qëllim dezinformimin e qytetarëve dhe ju njoftoj se njësitet kompetente policore për menaxhimin dhe kontrollin kufitar të Republikës së Kosovës janë duke kryer detyrat dhe patrullimet e rregullta edhe në atë lokacion. Sipas raportimeve aktuale nga njësitet policore kufitare dhe verifikimeve nga ai lokacion një lajm i tillë nuk është i vërtetë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme në vend, përfshirë edhe menaxhimin dhe kontrollin kufitar sipas mandatit të saj ligjor dhe kushtetues. Në vijim po ju përcjellim edhe fotot nga lokacioni i apostrofuar te datës 13.06.2021”, ka thënë ai.

{gallery}