279 raste janë hapur nga Policia e Kosovës, drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në periudhën shtator 2018 – mars 2019, ka bërë të ditur drejtori i Policisë, Rashit Qalaj në Puls të KTV-së.
Ai ka thënë se në këtë periudhë kanë shkatërruar gjashtë grupe kriminale
Në këtë periudhë, kjo drejtori ka ngritur 71 raste për veprat penale kundër ekonomisë, 83 raste për veprat kundër detyrës zyrtare, 112 raste për veprat kundër pasurisë. 13 raste janë hapur për veprën fajde.
Në total janë arrestuar 78 persona. 75 persona janë ndaluar, ndërsa janë ngritur 211 kallëzime penale me kryes të njohur e gjashtë me të panjohur. Numri i personave në kallëzim penal është 399.
Policia për këtë periudhë ka ndërmarrë dhjetë operacione, e ka pasur 16 plane operative. Ka kryer 33 bastisje e ka kontrolluar 62 lokale.
-
252 raste kriminale janë iniciuar deri tash më 2019 në Kosovë
-
Sivjet 74 persona janë arrestuar për korrupsion
-
Policia thotë se pati rënie të numrit të vrasjeve e dhunimeve këtë vit
-
Kryeshefi i IPK-së: Gjatë viti 2023 kemi rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë
-
IPK-ja gjatë vitit 2023 pranoi 1697 ankesa, arrestoi 21 punonjës policorë