Bashkim Spahiu, drejtor i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, ka njoftuar se deri më 31 maj të vitit 2019, janë iniciuar 252 raste kriminale në Kosovë.
Në Puls të KTV-së ai ka thënë se shumë raste kanë përmbyllur me sukses dhe se kanë aktivitet në gjithë territorin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, nga 252 raste kriminale të iniciuara deri tash, 20 raste ishin me raporte të veçanta, 45 raste janë nën hetim. Në vitin e shkuar ishin 184 raste të iniciuara në periudhën e njëjtë.
Te këto raste përfshihen veprat penale kundër ekonomisë, 58, ndërsa 63 raste janë për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Për fajde ka thënë se janë iniciuar 8 raste.
Lidhur me këto raste ai ka konfirmuar se janë arrestuar 82 persona.
Ai nuk ka përjashtuar që në rastet për keqpërdorim hetohen edhe zyrtarë të lartë shtetërorë.