Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar spekulimet e medieve të Beogradit për situatën sotme në veri, transmeton Koha.net.
Në një bisedë për portalin KoSSev, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka thënë se “situata është normale, se nuk ka ndonjë gjë konkrete dhe se Policia e Kosovës po punon në pengimin e krimit të organizuar dhe po ndërmerr aksione në bazë të detyrave dhe obligimeve të veta”.
Edhe zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin veri i Besim Hoti i ka thënë këtij portali se komunikacioni në veri po zhvillohet normalisht.
Lexoni edhe: Media serbe: Kosova ka mbyllur rrugët alternative nga veriu në Serbi
Artikuj të ngjashëm
-
Policia e Kosovës thotë se situata në veri është stabile
-
KFOR-i thotë se në veri gjendja është e qetë, si në gjithë Kosovën
-
Bislimi: Kosova po i respekton kushtet për shtensionim të veriut
-
Policia mohon se është ndaluar nga KFOR-i të shkojë në Leposaviq
-
Sveçla tregon për zhvillimin e aksioneve të Policisë në veri