Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia e Kosovës konfirmon raportimin e KOHËS, thotë se e ka lajmëruar rastin në IPK

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e KOHËS për dorëheqjen e u.d. të shefes se prokurimit në PK, Vjollca Balaj.

Koha ka njoftuar se Balaj kishte identifikuar tendencë për të keqpërdorur dhe ndërhyrje në sistemin e brendshëm elektronik PRIMS, nëpërmjet të cilit funksionin Policia e Kosovës.

“Zyrtarja e Policisë së Kosovës znj. V. B. (staf civil), ka qenë duke shërbyer në kuadër të Departamentit për Shërbime Mbështetëse, në pozitën u. d. drejtor i Drejtorisë së Prokurimit, efektive deri më 10.11.2020, mirëpo e njëjta ka ofruar dorëheqje vullnetare (09.11.2020), një ditë para se t’i mbarojë data efektive e pozitës. Zyrtarja në fjalë, në dorëheqjen e ofruar ka potencuar disa dyshime të ngritura nga ana e saj, mbi disa parregullsi të cilat ia ka adresuar më parë menaxhmentit të lartë (të mëparshëm) të PK-së dhe disa dyshime, sipas saj, për parregullsi në sistemin PRIMS të PK-së, përfshirë edhe disa adresime të vazhdueshme ndaj mbikëqyrësit të saj. Policia e Kosovës përmes zyrtarëve kompetentë ka trajtuar shqetësimet e ngritura për dyshimet e keqpërdorimit të sistemit PRIMS dhe nga të njëjtit, përfshirë menaxherin e projektit, ka rezultuar se nuk ka ndonjë keqpërdorim apo ndonjë qasje të paautorizuar në këtë sistem”, thuhet në sqarimin e Policisë së Kosovës.

Nga Policia e Kosovës është konfirmuar rastin dhe ka thënë se menjëherë me të pranuar këto informata më datën 4 nëntor, për dyshimet e ngritura, është thënë se u.d. i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme duke e trajtuar dhe e adresuar në mënyrë zyrtare shkresën edhe te Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK).

“Vlen të potencohet se u.d. i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti, në momentin e pranimit të informacioneve zyrtare më datën (4.11.2020) për të gjitha dyshimet e ngritura nga ana e zyrtares në fjalë, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme ligjore, duke e trajtuar dhe adresuar në mënyrë zyrtare shkresën edhe te Inspektorati Policor i Kosovës, për trajtim dhe kompetencë të mëtejme. Policia e Kosovës, në këtë rast u.d. drejtori i përgjithshëm i PK-së, z. Mehmeti, do të vazhdojë bashkëpunimin me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe të gjitha institucionet kompetente për trajtimin dhe hetimin e këtij rasti dhe të gjitha rasteve, kur ngrihen dyshime për keqpërdorime të mundshme”, thuhet në sqarimin e Policisë së Kosovës.

Edhe Ish-shefja e prokurimit ankohet në menaxhmentin aktual dhe atë të kaluarin Arbëri Ish-shefja e prokurimit ankohet në menaxhmentin aktual dhe atë të kaluarin

 

https://www.koha.net/arberi/245049/shefja-e-prokurimit-dorehiqet-pasi-identifikoi-tentative-per-keqperdorim-ne-sistemin-prims/