Policia e Kosovës ka bërë thirrje që protesta e së enjtes në fshatin Rudar në veri të jetë paqësore.
Përmes një komunikate për media thuhet se angazhimet policore në forcimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi sigurisë ndaj qytetarëve si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës.
“Sot, në veri të Mitrovicës është paralajmëruar të mbahet një protestë/tubim, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe detyrave të përcaktuar sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Policia shton se "duke ditur rrethanat dhe situatën e brishtë të sigurisë të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit dhe tendencës për destabilizim të situatës, Policia e Kosovës fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjes së kësaj proteste, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”.
{gallery}
-
Policia e Kosovës: Thirrjet për protesta në jug të Mitrovicës, qëllimkëqija dhe të dyshimta
-
Policia: Protestuesit shfaqën dhunë, situata nën kontroll
-
Policia e Kosovës thotë se situata në veri është stabile
-
Policia njofton se ka bërë planifikimet për ta siguruar mbarëvajtjen e tubimit në veri
-
Policia e Kosovës thotë se ka bërë planifikimet operacionale lidhur me tubimin në veri