Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Polici në Podujevë dyshohet të jetë vrarë nga nipi

Shumë miq, familjarë e kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit zyrtarit policor Halit Zhdrella, 58-vjeçar, nga fshati Penuh i Podujevës, i cili ka mbetur i vrarë si pasojë e plagëve të marra mbrëmjen e së dielës, kur është plagosur nga një armë gjuetie.

Kohavisioni ka mësuar se incidenti ka ndodhur mes të ndjerit dhe nipit të tij gjatë pastrimit të armës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Familjarët e viktimës nuk kanë pranuar të flasin para kamerave, por kanë thënë se rasti ka ndodhur aksidentalisht në shtëpinë e të ndjerit, raporton KTV.

Ata kanë deklaruar se e tëra është sqaruar në raportin e policisë, dhe nuk mund të shtojnë asgjë për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

“Kohavisioni” ka mësuar se në momentin e incidentit në shtëpinë e të ndjerit, përveç të dyshuarit, ka qenë edhe djali i tij.

Në Policinë e Kosovës, rastin e kanë cilësuar si “vrasje nga pakujdesia”.

Kolegë të tij kanë thënë se bashkëndjejnë me familjen e të ndjerit.

Ndërkaq, i dyshuari T.Zh. 31 vjeç, nipi i të ndjerit, të dielën është arrestuar nga Policia e Kosovës, e më pas është lëshuar nga masa e paraburgimit për të qenë i pranishëm në varrimin e viktimës.

Zyrtari policor, Halit Zhdrella, ishte shef i Krimeve Ekonomike për regjionin e Prishtinës.