Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka quajtur bandë terroriste Policinë e Kosovës, e cila e arrestoi dje, raporton KTV.
“Për mua ata nuk janë policë por janë bandë terroriste, që i dërguan të na rrahin të paarmatosur, ku shkuam për të folur për të ardhmen. Ky është turp. Edhe ata që heshtën edhe për ata është turp. Në momentin kur filluan t’i godasin deputetët dhe qytetarët e thjeshtë, të gjuajnë gaz lotsjellës, duke mu referuar mua si qen, ata më zvarritën e më poshtëruan, menduan që ashtu mund të poshtërojnë Serbinë dhe serbët”, ka thënë Gjuriq, në një konferencë për media, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Gjuriqi u arrestua dje nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në veri të vendit sepse kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, meqenëse kjo iu refuzua nga MPJ-ja.
Ai është deportuar menjëherë në Serbi.
-
Gjuriq: Policia më rrahu rrugës dhe vazhdimisht këndonte
-
Hoxha: Policia është e përgatitur për të gjitha sfidat e sigurisë
-
Vuçiqi flet për ndalimin e 16 serbëve në Kosovë
-
Vuçiqi tregon se si po trajtohen tre policët e kidnapuar
-
Për Gjuriqin Ushtria e Kosovës është pushtuese e Serbisë, kërcënohet se do të arrestohen pjesëtarët e saj