Afër 9 mijë pjesëtarë të Policisë do të përfitojnë nga 134 euro shtesë për këtë fundvit. Këto para ata do t’i marrin jo në emër të pagës por si shtesa që Ministria e Punëve të Brendshme ka ndarë për ta.
Edhe pse me pagat e dhjetorit nuk u janë ndarë këto shtesa, besohet se ato do të dalin në kontot e punonjësve të Policisë ditët e ardhshme.
Këtë e konfirmoi për KosovaPress nënkryetari i Sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli.
Sipas tij, shtesa do të marrin të gjithë punonjësit, pra edhe ata civilë e jo vetëm personat e uniformuar.
“Shtesat janë të njëjta për të gjithë, pavarësisht gradës”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Sindikata e Policisë e pakënaqur me rritjen e pagave nga Qeveria
-
Qeveria ndan afro 69 milionë euro për shtesat e fundvitit
-
Pensionistëve do t’u ndahen nga 100 euro shtesë këtë fundvit
-
Ndasi brenda njësive në shtesa të rrezikshmërisë, policët kufitarë të pakënaqur
-
Shtesat e rrezikshmërisë nuk rrisin të ardhurat e Njësisë elitare të policisë