Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policë serbë me aktakuzë për djegien e Ambasadës së SHBA-së në Beograd

Prokuroria e lartë Publike Beogradit ka ngritur aktakuzë kundër pesë nëpunësve policorë për, siç thuhet, lëshimet në sigurimin gjatë dhe pas mbajtjes së mitingut "Kosovo je Srbija" 2008 (Kosova është Serbi).

Atëherë ishte djegur ambasada e SHBA-së dha disa ambasada të vendeve perëndimore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktakuza ata i ngarkon me vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, transmeton Koha.net.

Aktakuza është dërguar në Gjykatë më 8 maj dhe ajo është në shqyrtim e sipër.

Prokuroria serbe deri më tash ka ngritur disa herë aktakuza për djegiet e ambasadave perëndimore, jurisprudenca serbe deri më tash nuk ka shqiptuar ndonjë aktgjykim për këtë rast.

Kryetari serb gjatë këtij muaji pritet të vizitojë SHBA-në e Beogradi bën sikur po i ndjek vënësit e zjarrit në ambasadën amerikane.

Sikur me vrasësit e vëllezërve Bytyçi, të cilët ende nuk u zbuluan që nga viti 1999.

Mitingu “Kosova është Serbi” u mbajt pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.