Komuna e Podujevës sot u ka shpërndarë çelësat e shtëpive, 20 familjeve përfituese në Lagjen e Dëshmorëve e cila gjendet në këtë komunë, transmeton koha.net.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Agim Veliu nëpërmes një postimi në llogarinë personale të tij në Facebook, ku ka shkruar:
“Jam i lumtur që sot, në ditën e festës së 28 Nëntorit, ua dhurova çelësat 20 familjeve, përfituese të shtëpive në Lagjen e Dëshmorëve
Me këtë rast shpreha zotimin tim se do të angazhohem fort derisa të largohet edhe familja e fundit nga kontejnerët.
Gjithashtu, premtova se Komuna e Podujevës do të përkujdeset që ta rregullojë infrastrukturën përcjellëse në mënyrë, që kësaj lagjeje t’i japim pamjen e një vendbanimi modern.”
{gallery}
-
Gjashtë familje në nevojë strehohen në Lagjen e Dëshmorëve në Podujevë
-
Në Podujevë vihet gurthemeli për 20 shtëpi
-
Dhënia e 20 shtëpive në Podujevë, peng i ankesës së një banori
-
Në Podujevë, 20 shtëpi për raste sociale mbesin të zbrazura e shumë familje jetojnë në kontejnerë
-
Në Podujevë, 20 shtëpi për raste sociale mbesin të zbrazura e shumë familje jetojnë në kontejnerë