Komunarët e Podujevës kanë paguar shuma të mëdha shtesë për shkak të vonesave për t’i shlyer borxhet që kishte gjatë vitit të kaluar.
Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj për vitin 2018 ka treguar se rreth 30 mijë euro ishin pagesat nëpërmjet përmbaruesve privatë. Vetëm në një pagesë të testuar nga Auditori del që më shumë se 4 mijë euro janë paguar mjete shtesë nga Komuna e Podujevës, shkruan Koha Ditore.
“Sipas nenit 40 të LMFPP, fatura mund të ekzekutohet direkt nga Thesari pas marrjes së urdhrit të prerë nga gjykata/përmbaruesi. Bazuar në këtë, pagesat në vlerë prej 28.815 euro ishin paguar nga mallrat dhe shërbimet direkt në llogari të përmbaruesit/përfituesit. Ekzekutimi i këtyre pagesave kishte shkaktuar shpenzime shtesë. Vetëm në një pagesë të testuar shpenzimet shtesë ishin 4.416 euro. Punët ishin të përfunduara, mirëpo nuk ishin paguar sipas procedurave si rezultat i planifikimit jo të mirë të aktiviteteve”, thuhet në raportin vjetor të ZKA-së.
Format e pagesës përmes vendimeve gjyqësore, sipas Auditorit, rrezikojnë realizimin e projekteve të planifikuara kapitale apo realizimit të shërbimeve nga ku janë marrë mjetet për pagesë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Buxhetit të shtetit iu morën 45 milionë euro nëpërmjet vendimeve gjyqësore
-
Fshatrat e Podujevës mbulohen nga bërlloku
-
Policia e Kosovës prin me numrin e zyrtarëve të vonuar në deklarimin e pasurisë
-
Ministria e Kulturës me 137 konsulentë e rrezikim milionash
-
Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike