Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot fshatin Murgull ku janë duke u zhvilluar punime për sanimin dëmeve në rrugë të shkaktuara si pasojë e rrëshqitjeve të dheut,. Njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Veliu me këtë rast tha se Komuna ka intervenuar menjëherë, pas marrjes së informatës. me qëllim të sanimit të dëmeve të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut në këtë rrugë.
Përgjatë rrugës që lidhë fshatin Murgull me fshatin Brecë, ka pasur tri shembje të dheut.