Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Podujeva premton përkrahje për kultivues të aronisë dhe boronicës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti fermerët llapjanë Lum Hoxha dhe Butrint Baholli, kultivues të aronisë dhe boronicës, njofton kumtesa komunale, transmeton koha.net.

Fermerët Hoxha dhe Basholli e informuan kryetarin Veliu për investimin e bërë në kultivimin e këtyre dy kulturave të pemëve të imta.

Veliu i inkurajoi ata që të vazhdojnë me kultivimin e kulturave të pemëtarisë së imtë, duke premtuar përkrahjen e Komunës në krijimin e kushteve infrasrtukturore.

Këta dy fermerë kanë të mbjella rreth 10 hektarë me aroni dhe boronicë në Herticë dhe Gërdoc, por që synojnë të zgjerojnë sipërfaqet e mbjella me këto kultura profitabile.