Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Podujeva ka shqiptuar gjoba për subjektet politike që thyen masat anti-COVID gjatë fushatës

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Podujevës, Ajet Potera, ka njoftuar se janë dënuar partitë politike për shkelje të masave anti-COVID gjatë fushatës zgjedhore.

Ai ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje, LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja janë shkelur për shkelje të masave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë fushatës zgjedhore shkurt 2021 në Komunën e Podujevës, Drejtoria e Inspeksionit të Podujevës së bashku me Policinë e Kosovës në Podujevë dhe Inspektorët Sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë kemi shqiptuar gjoba për shkeljet e masave anti COVID-19, gjatë tubimeve elektorale për gjitha subjektet politike, për: Lëvizjen VETËVENDOSJE! (LVV), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK),Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)”, ka shkruar Potera në Facebook.