Komuna e Podujevës do të bëjë identifikimin e shtëpive shkolla për krijimin e një databaze gjeografike dhe digjitalizimin e materialit arkivor. Për këtë të mërkurën zyrtarët komunalë të Podujevës kanë nënshkruar marrëveshje me Institutin SpaceSyntaKs.
“Drejtoria e Arsimit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Institutin SpaceSyntaKs për plotësimin dhe zhvillimin e platformës digjitale e cila është platformë që i dedikohet ruajtjes së kujtesës kolektive për mësimin paralel në vitet e 90-ta në Kosovë”, thuhet në një komunikatë të Zyrës për marrëdhënie me publikun dhe informim të Komunës së Podujevës. “Marrëveshja përmban identifikimin e vendndodhjeve të shtëpive shkolla, krijimin e databazës gjeografike të shtëpive-shkolla, mbledhja dhe digjitalizimi i materialit arkivor, identifikimi dhe intervistimi i personave të përfshirë në procesin e mësimit në shtëpi-shkolla për regjistrimin e memories kolektive, organizimin e diskutimeve publike me qytetarë dhe ngritja e fondeve për punën hulumtuese dhe nevojat e platformës digjitale”.
Marrëveshja është nënshkruar drejtori i Arsimit, Avni Fetahu dhe drejtoresha ekzekutive e organizatës, Gresa Neziri.
-
Podujeva bëhet me ulësen e saj të parë solare
-
Ministria e Arsimit ngec, komunat investojnë në platforma digjitale
-
Musmurati e PDK-së: Për dy vjet do t’i digjitalizojmë shkollat e Kosovës
-
Podujeva ndalon posedimin e telefonit gjatë mësimit nga nxënësit dhe mësimdhënësit
-
Ministria përfshin lëndën e kodimit, por shumë shkolla janë pa kompjuterë e internet